Valencia shokon Interin: Cancelo bëhet mbrojtësi i djathtë më i shtrenjtë në botë

Joao Cancelo momentalisht luan për skuadrën e Interit si futbollist i huazuar nga Valencia. 

Neroaxurët kanë mundësi ta blejnë atë me 30 maj.

Problemi qëndron te fakti se Valencia kërkon 35 milionë euro për shërbimet e tij, kurse Interi për shkak të Fair Playt Financiarë nuk ka mundësi ta blejë atë.

Për këtë shkak Interi ka kërkuar nga Valencia që ta ulë çmimin e tij, mirëpo Valencia nuk ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë pasiqë për portugezin ka oferta të tjera.

Juventus, Manchester United dhe Real Madrid janë të interesuara për shërbimet e Cancelos dhe janë të gatshme të ofrojnë 50 milionë euro për të.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here