Bayerni thyen rregullat: 100 milionë euro për yllin e Juventusit

Bayern Munchen është i njohur si klub që nuk shpenzon shuma të mëdha në merkato.

Futbollisti më i shtrenjtë në historinë e klubit Bavarez është Toliso i cili u transferua nga Lyoni për 41,4 milionë euro.

Mirëpo politika e klubit mund të ndryshojë pasiqë e përditshmja gjermane Bild shkruan se Bavarezët po bëjnë gati ofertën prej 100 miliona eurove për yllin e Juventusit, Paolo Dybala.

Argjentinasi edhe pse ka shënuar 25 gola në këtë sezonë po has probleme me formacionin e ri të Allegri 4-3-3.

Për Dybalan janë të interesuara  Barcelona dhe Reali i Madridit por tani në garë është futur edhe Bayerni i Munichut.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here