Inter ka gjetur zëvendësuesin e Cancelos në Bundesligë

Kryesia e Interit po tregon interesim serioz për mbrojtësin e djathtë të Hoffenheim, Pavel Kaderabek.

Prioritet për Neroaxurët do të jetë qëndrimi i Cancelos, por Interi do ta ketë të vështirë të paguajë 35 milionë euro për portugezin.

Për këtë shkak kryesia e klubit ka filluar ta kërkojë zëvendësuesin e Cancelos, kurse në listën e dëshirave është pikërisht Kaderabek.

Kaderabek u transferua te Hoffenheim në vitin 2015 nga Sparta e Pragës dhe deri tani ka luajtur 86 ndeshje.

Me paraqitjet e tij në këtë sezonë ai ka tërhequr vëmendjen e disa gjigantëve europian.

Nëse Interi nuk arrin ta mbajë Cancelon atëherë do ta transferojë Kaderabek për 15 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here