Ky është lojtari më i mirë sipas Mourinhos

Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho morri pjesë në dokumentarin për lojtarin legjendarë Bobby Robson.

Portugezi ishte asistent i Robsonit te Barcelona në vitin 1996/97 kur në atë kohë për Blaugranët luante Fenomeni Ronaldo.

“Ronaldo është më i miri i më të mirëve. Asnjëherë nuk kam parë lojtarë si ai. Ai ishte sezoni më i mirë në karierën e tij”, ka deklaruar Mourinho.

Special One u pyet të bëjë dallimin mes Cristiano Ronaldos dhe Fenomenit.

“Fenomeni Ronaldo është një dhe i vetmi”, u përgjigj shkurt portugezi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here