Milan niset drejt Fellainit

Mediat italiane bëjnë të ditur se Milani po tregon interesim serioz për lojtarin e Manchester United, Fellaini.

Kontrata e Fellainit me Djajtë e Kuq skadon në fund të sezonit dhe të dy palët nuk kanë arritur marrëveshje për rinovimin e saj.

Fellaini ka deklaruar se Manchester United ka gabuar që nuk i ka ofruar atij rinovim të kontratës dhe se ai tani do ti shqyrtojë të gjitha ofertat që vijnë në adresë të tij.

Tuttosport shkruan se Rosonjerët janë të gatshëm ta transferojnë belgun pasiqë ai do të jetë një lojtarë i lirë dhe Milani nuk do të paguajë asgjë  për të.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here