Nëse Liverpooli do ta fitojë Ligën e Kampionëve, Southhampton do të fitojë një pasuri të tërë

Liverpool në vitet e fundit ka transferuar disa lojtarë nga Southhampton dhe nëse e fitojnë Ligën e Kampionëve këtë sezonë, atëhere në arkën e Southhamptonit do të derdhen edhe 15 milionë paund të tjera.

Kjo shumë vjen nga bonuset që kanë në kontratë Van Dijk, Mane, Clyne, Llallana dhe Lovren.

Mirëpo Liverpooli nuk do ta ketë aspak të vështirë pasiqë deri tani The Reds kanë përfituar 69 milionë paund nga Liga e Kampionëve. Skuadra nga Anfield do të përfitojë më së paku edhe 4 milionë paund nga sponzorat.

Sipas The Sun lojtarët e Liverpoolit do të fitojnë 750.000 paund në rast se arrijnë ta fitojnë Ligën e Kampionëve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here