Probleme të reja për Realin para El Clasicos

Në Spanjë gjithëçka është e mbaruar pasiqë Barcelona është shpallur kampione, kurse Real Madridi këtë sezonë do ta mbarojë në vendin e 3-të ose të 2-të.

Edhe pse gjithëçka ka përfunduar  El Clasico është ndeshje e veçantë për të dyja skuadrat.

Real Madridi do të luajë finalen e Ligës së Kampionëve me 26 maj, mirëpo nuk ka dyshim se Madrilenët do të bëjnë çmos për ta fituar Barcelonën.

Mirëpo trajneri i Los Blancos, Zinedine Zidane ka probleme të mëdha pasiqë nuk do ta ketë në dispozicion Carvajalin, kurse Varan gjithashtu është në pikëpyetje.

El Clasico do të zhvillohet të dielën me fillim prej orës 20:45.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here