Ramos: Salah? Unë nuk frigohem nga askush!

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos nuk është i frikësuar para duelit me Mohamed Salah.

Egjiptiani po luan një sezonë fantastike dhe ka shënuar 43 gola në të gjitha kompeticionet.

Megjithatë Ramos bën të ditur se ka luajtur kundër futbollistëve më të mirë në botë dhe nuk është i friksuar nga Salah.

“E kemi parë të gjithë se çfarë mund të bëjë Salah, por në finale ai do të jetë njëri nga 11-të lojtarët  e Liverpoolit. Gjatë karierës time jam përballur me futbollistët më të mirë në botë. Shumica prej tyre llogariten si më të mirët e të gjitha kohrave dhe asnjëherë nuk jam frikësuar nga askush. Kam rrespekt, por jo frikë”, ka deklaruar Ramos.

Spanjolli me 26 maj do të ketë mundësinë ta fitojë trofeun e 4 me Realin e Madridit në Ligën e Kampionëve.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here