Inter është klubi i parë në Serie A që ka kaluar numrin e një milionë shikuesve në një sezonë.
Në derbin me Juventusin në Giuseppe Meazza ishin të pranishëm 78.238 shikues dhe me këtë u arrit rekordi prej 1.026.177 shikuesve në një sezonë.
Neroaxurët deri në fundin e kampionatit do të luajnë edhe një ndeshje në stadiumin e tyre kundër Sassuolos dhe kështu mund ta rrisin edhe më shumë këtë numër.
Nga ana tjetër Milan është klubi i dytë me më së shumti shikueshmëri në Serie A me 894.502, mund të thuhet se më së shumti futboll shikohet në Milano.
Napoli gjendet në pozitën e tretë me 719.503 shikues, kurse Juventus 658.917 shikues në sezonë.