REKORD: Këtë sezonë Interin e kanë ndjekur më shumë se një milionë tifoz!

Inter është klubi i parë në Serie A që ka kaluar numrin e një milionë shikuesve në një sezonë. 

Në derbin me Juventusin në Giuseppe Meazza ishin të pranishëm  78.238  shikues dhe me këtë u arrit rekordi prej  1.026.177 shikuesve në një sezonë.

Neroaxurët deri në fundin  e kampionatit do të luajnë edhe një ndeshje në stadiumin e tyre kundër Sassuolos dhe kështu mund ta rrisin edhe më shumë këtë numër.

Nga ana tjetër Milan është klubi i dytë me më së shumti shikueshmëri në Serie A me   894.502, mund të thuhet se më së shumti futboll shikohet në Milano.

Napoli gjendet në pozitën e tretë me 719.503 shikues, kurse Juventus 658.917 shikues në sezonë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here