Tuchel e ka gati listën për shopping: Shënjestra kryesore ylli i Barcelonës!

PSG po bëhet gati për sezonin e ardhshëm, Emery do të largohet, kurse Tuchel edhe pse jo zyrtarisht do të jetë trajneri i ri i Parizienëve.

Tuchel do të bëjë rikonstrukcion në skuadër, disa yje mesiguri do të largohen, kurse lista për përforcime është gati.

Yjet që pritet të largohen nga Parisi janë: Di Maria, Pastore, Munie dhe Kurzawa.

Nga ana tjetër dëshira kryesore e gjermanit është ylli i Barcelonës, Dembele. PSG është e gatshme të ofrojë 120 milionë euro, shifër kjo që është e pranueshme për Katalanasit.

Opcioni i dytë është Eriksen për të cilin Parizienët janë të gatshëm të paguajnë 100 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here