Wenger: Jam i dëshpëruar që në mënyrë të këtillë po e braktis Arsenalin

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger pas eleminimit nga Atletico e Madridit ka deklaruar se është i dëshpëruar për këtë eleminim.

Sipas frencezit skuadra e tij luajti mirë dhe nuk patën fat në realizimin e golave.

“Kemi lëshuar disa raste. Kur ti shohim rastet që kishim në të dyja ndeshjet do të frustrohemi. I dua këta djem dhe besoj se me disa përmirsime në sezonin e ardhshëm do të jenë konkurentë të fortë. Jam shumë i dëshpëruar që në mënyrë të tillë po e braktis Arsenalin”, ka deklaruar Wenger.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here