Chelsea dhe United po përgatisin shkëmbim lojtarësh

Këtë verë mund të jemi dëshmitarë të një shkëmbimi lojtarësh mes Manchester Unitedit dhe Chelsea. 

Në shkëmbim mund të përfshihen Martial dhe Willian.

Blutë e Londrës po tregojnë interesim serioz për francezin, i cili nuk po luan shumë minuta nën udhëheqjen e Mourinhos. Martial ka refuzuar rinovimin e kontratës dhe në fund të sezonit do të largohet nga Old Trafford.

Nga ana tjetër Mourinho dëshiron ta përforcojë skuadrën me lojtarin e Chelsea, Willian.

Mediat bëjnë të ditur se United përveç Willian për Martial do të kërkojnë edhe 40 milionë euro, kurse Chelsea i ka pranuar kushtet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here