Sarri: Ndërgjejgjen e kam të pastërt, kam dhënë maksimumin

Maurizio Sarri nuk ka arritur as këtë sezonë ta sjellë titullin në Napoli.

Edhe pse teoritikisht Napolitanët janë ende në garë për titullin, vështirë të besohet se Juventus nuk do të marrë një pikë në dy ndeshjet  e ardhshme.

Trajneri i Napolitanëve, Sarri ka qënë nën presionin e presidentit De Laurentis, kurse kritikave i është kundërpërgjigjur sot pas barazimit me Torinon 2-2.

“Nuk kam se çfarë të them. Ai më ka dhënë mundësinë të jem trajner i klubit për të cilin bëj tifo. Më vjen keq që nuk është i kënaqur, por unë e kam ndërgjegjen e pastërt”, ka deklaruar Sarri.

“Kam bërë gjithëçka që kam pasur mundësi. De Laurentis ka një karakter të tillë dhe flet shumë. Nuk i marr shumë përzemër fjalët e tij, pasiqë ai përsëri do të flasë edhe nëse qëndroj në klub”, ka përfunduar Sarri.

Sarri sipas të gjitha gjasave do ta marrë drejtimin e Chelsea.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here