Buffon: Frikësohesha se do ta përfundoja sezonin pa trofe!

Portjeri legjendarë i Juventusit, Gianluigi Buffon po luan sezonin e tij të fundit në karierën e tij dhe e ka pranuar se është frikësuar se do ta mbarojë karierën pa trofe në sezonin e fundit.

Megjithatë Buffon do ta fitojë Scudeton e 7-të rradhazi, kurse nesër do ta udhëheqë skuadrën në finalen e Kupës së Italisë kundër Milanit.

“Për shkak se bëhet fjalë për dy klube të mëdha, nuk mund të themi se ne ose Milani është favorit për ndeshjen e nesërme. Kur këto dy klube luajnë në finale, nuk ka favorit, këtë e mësova në finalen e vitit 2003. Që atëherë jemi përballur 4 herë në finale, dy herë fituan ata me penallti, kurse dy herë fituam ne. Finalet kundër Milanit janë gjithmonë të barabarta”, ka deklaruar Buffon.

“Sinqerisht ky sezonë ka qenë emocionalisht i komplikuar për mua. Filloi me dëshpërimin e madh me përfaqësuesen. Pastaj frikësohesha se do ta përfundojmë sezonin pa asnjë trofe. Për të ardhmen time do të flas ditëve në vijim”, ka përfunduar Buffon.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here