Cazorla është rikuperuar plotësisht dhe do të transferohet në Spanjë

Mesfushori i Arsenalit, Santi Cazorla në fund të sezonit mund të transferohet te Vilareali.

Cazorla më në fund është rikuperuar pas lëndimi. Spanjolli ka qëndruar jasht fushave për 18 muaj dhe është operuar 11 herë.

Cazorla është rikthyer në stërvitje para dy ditëve mirëpo Wenger ka deklaruar se spanjolli nuk do të luajë deri në fund të sezonit.

Kontrata e spanjollit me Topxhinjtë skadon në fund të sezonit dhe ai do të jetë lojtarë i lirë, kurse mediat spanjolle bëjnë të ditur se Cazorla do ti bashkohet Vilarealit.

E përditshmja spanjolle AS bën të ditur se Vilareali ka kontaktuar me agjentin e Cazorlas dhe sipas të gjitha gjasave ai do ti bashkohet Nëndetëses së Verdhë në fund të sezonit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here