Lojtari i urryer nga Barcelona mund ti bashkohet Real Madridit!

Mbrojtësi i Romës, Kostas Manolas e eleminoi Barcelonën nga Liga e Kampionëve me golin e tij të shënuar 6 minuta para përfundimit të ndeshjes.

Manolas në verë mund ti bashkohet Real Madridit.

E përditshmja spanjolle MARCA shkruan se greku mund të largohet në funt të sezonit nga Olimpico për shkak se Romakët kanë probleme me Fair Playn Financiarë.

Nga kryesia e klubit kanë konfirmuar se në verë do të shesin disa lojtarë, në mënyrë që klubi të funkcionojë në mënyrë normale.

Mbretërit kanë probleme me mbrojtës, Ramos dhe Varane mbeten opcionet e para mirëpo Madrilenët dëshirojnë edhe mbrojtës  të tjerë dhe për këtë shkak Manolas mund të transferohet në Madrid.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here