Asgjë nga bisedimet – Barcelona mbetet pa Umtitin

Bisedimet mes Barcelonës dhe Umtitit janë stopuar.  Francezi mendon se oferta e Katalanasve nuk është e mjaftueshme dhe nuk dëshiron ta rinovojë kontratën.

Klauzola e lirimit të Umtitit është 60 milionë euro dhe disa gjigantë europian janë të gatshëm ta paguajnë.

Umtiti nuk është i kënaqur nga kushtet që po i ofron Barcelona dhe sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Camp Nou.

Manchester United dhe City i kanë ofruar francezit 10 milionë euro në sezonë, kurse Barcelona nuk është e gatshme ti ofrojë Umtitit një pagë të tillë.

Barcelona i ka vendosur atij ultimatum, mirëpo sipas El Mundo Deportivo, francezi do të largohet nga Camp Nou pasiqë dëshiron më shumë para.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here