E PABESUESHME: Salah për 200.000 euro ka mundur të transferohet në Ballkan!

Mohamed Salah është njëri nga futbollistët më të mirë në botë për momentin.  Në rast se e fiton Ligën e Kampionëve me Liverpoolin, ai do të jetë një kandidat serioz për Topin e Artë.

Çmimi i tij në treg po rritet çdo ditë e më shumë, mirëpo çfarë do të ndodhe nëqoftëse ai do të transferohej te CSKA SOFIA në vitin 2012.

Golashënuesi më i mirë në Premier League para gjashtë vitesh është dashur të transferohet te klubi bullgar për 200.000 euro.

Salah është rekomanduar nga ish lojtari i CSKA, Djakov mirëpo klubi bullgar nuk ka qenë i interesuar për egjiptianin pasiqë ai nuk ka pasur pasaportë europiane.

Nga kjo situatë ka përfituar Baseli e cila e ka transferuar Salahun për ta shitur më pas te Chelsea.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here