Kjo është arsyeja pse Can nuk dëshiron të qëndrojë te Liverpooli

Emre Can nuk do ta rinovojë kontratën me Liverpoolin, kurse tani është bërë e njohur edhe arsyeja.

Gjermani ka luajtur ndeshjen e tij të fundit me Liverpoolin dhe nuk do të luajë deri në përfundimin e sezonit për shkak të lëndimit.

Kontrata e tij skadon në fund të sezonit kurse Can nuk do ta rinovojë. Mediat angleze kanë zbuluar arsyen se pse gjermani nuk do të qëndrojë në Anfield.

Can dhe menaxheri i tij kanë dashur që në kontratën e re të ketë klauzolë, mirëpo Liverpooli nuk e ka pranuar një gjë të tillë.

Sipas të gjitha gjasave Can do ti bashkohet Juventusit pas përfundimit të sezonit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here