Mbretërit kanë një plan: 500 milionë euro për dy yje!

Real Madrid për vitin e tretë me rradhë do të luajë në finalen e Ligës së Kampionëve, por në Madrid nuk janë të kënaqur nga sezoni aktual dhe planifikojnë ta përforcojnë skuadrën në merkaton e verës.

Mbretërit planifikojnë që në merkaton e verës të shkaktojnë dridhje tektonike duke shpenzuar 500 milionë euro.

Los Blancos do ta formojnë treshen e re sulmues SCN ( Salah, Cristiano, Neymar).

Sipas mediave spanjolle, Neymar mund të transferohet te Reali para fillimit të Botërorit për shumën e 300 miliona eurove.

Nga ana tjetër Perez është i gatshëm të paguajë 200 milionë euro për Salah i cili është fantastik në këtë sezonë dhe është kandidat serioz për Topin e Artë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here