Neroaxurët të frikësuar: Icardi drejt Anglisë

Klauzola e lirimit të Mauro Icardit është 110 milionë euro dhe disa gjigantë europian janë të gatshëm ta paguajnë klauzolën e lirimit të tij.

Argjentinasi po luan një sezonë të shkëlqyeshme dhe ka shënuar 28 gola në 32 ndeshje në Serie A. Kjo ka bërë që Manchester United të tregojë interesim për argjentinasin.

Corriere Dello Sport shkruan se Djajtë e Kuq janë të gatshëm të paguajnë 110 milionë euro për Icardin.

Icardi ishte pjesë e Barcelonës deri në moshën 19-të vjeçare ku më pas u transferua te Sampdoria, kurse në vitin 2013 u ble nga skuadra e Interit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here