Real ka bërë ofertën – fillojnë bisedimet

Portjeri i Romës, Alisson Becker është njëri nga portjerët më të mirë në këtë sezonë dhe me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve europiane.

Mediat bëjnë të ditur se Alisson është shënjestra kryesore e Realit. Madrilenët e kanë bërë ofertën e parë për brazilianin.

Los Blancos e shohin Alissonin si zëvendësuesin ideal të Keylor Navasit.

Roma për shërbimet e tij kërkon 60 milionë euro dhe sipas mediave Reali është dakord me këtë dhe bisedimet kanë filluar.

Nëqotëse ky transferim realizohet, Alisson do të bëhet portjeri më i shtrenjtë në historinë e futbollit duke e thyer rekordin e Buffon.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here