Surprizë nga Camp Nou: Suarez drejt largimit

Sipas mediave spanjolle Barcelona është e gatshme ta shesë Luis Suarezin, por vetëm me një kusht.

Uruguaiani është njëri nga lojtarët më të mirë te Barcelona dhe këtë sezonë ka shënuar 30 gola në të gjitha kompeticionet. Që nga ardhja e tij në Camp Nou, Suarez ka shënuar 151 gola në 196.

Megjithatë mediat Katalanase bëjnë të ditur se Barcelona është e gatshme ta shesë Suarezin, pasiqë në merkaton e verës pritet arritja e Griezmannit në skuadër.

Edhe pse Suarez nuk e sheh francezin si konkurent, por pritet që Griezmann ta zë vendin e uruguaianit.

Suarez është 31 vjeç dhe ky është rasti i fundit që Barcelona të përfitojë nga shitja e tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here