Vetëm tre kandidatë kanë mbetur për stolin e Arsenalit

Kur Arsene Wenger e bëri të ditur lajmin se ky është sezoni i tij i fundit te Arsenali, filluan spekulimet për zëvendësuesin e tij në Emirates.

Lista zëvendësuesve të Wengerit ishte 10 trajnera mirëpo tani lista e kandidatëve është shkurtuar.

Fillimisht u spekulua se isht lojtari i Arsenalit i cili tani është asisten i Guardiolës, Arteta do ta marrë drejtimin e Topxhinjëve, por duket se një gjë e tillë është e pamundshme.

Luis Enrique ishte zëvendësues potencial, por tani edhe ky opcion nuk është i vlefshëm, pasiqë spanjolli ka kërkuar pagë me të cilën Arsenali nuk është pajtuar.

Tani kanë mbetur vetëm tre kandidatë për stolin e Arsenalit: Leonardo Jardim, Allegri dhe Julian Nagelsmann.

Sipas mediave britanike ata janë kandidatë të barabartë për stolin e Topxhinjëve dhe mbetet ta shohim se cili prej tyre do të bëhet trajneri i ri Arsenalit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here