Wenger tregon klasin: Fotografohet me gazetarët në pres-konferencën e fundit si trajner i Arsenalit! (FOTO)

Arsene Wenger javën e kaluar u përshëndet me tifozët e Arsenalit, kurse sot është fotografuar me gazetarët në pres-konferencën e tij të fundit si trajner i Arsenalit.

Në fundjavë luhet gjiro e fundit e Premier League dhe duket se ka ardhur koha që Wenger të përshëndetet edhe me gazetarët.

Pas përfundimit të pres konferencës, francezi ka kërkuar që të fotografohet së bashku me gazetarët dhe është përshëndetur një nga një me secilin prej tyre.

Arsenal të dielën do të jetë mysafire e Huddersfield dhe kjo do të jetë ndeshja e fundit për Wengerin si trajner i Topxhinjëve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here