E konfirmuar: Perin do të jetë zëvendësuesi i Buffonit te Juventusi

Mediat italiane bëjnë të ditur se Juventusi është në bisedime me Genoan për portjerin Perin.

Perin është njëri nga portjerët më të talentuar në Itali dhe së bashku me Donnarummën shihen si zëvendësuesit e Buffonit.

Buffon do ti japë fund karierës në fundin e sezonit. Szczesny është portjeri i dytë i Juventusit mirëpo Biankonerët dëshirojnë që ta sjellin edhe një porjter cilësorë në skuadër dhe kanë bërë gati ofertën për Perin.

Mediat italiane bëjnë të ditur se Genoa kërkon 20 milionë euro për Perin, kurse oferta e Juves është 12 milionë.

“Është e vërtetë, Marota më informoi se është i interesuar për Perin. Ditëve në vijim do të takohemi përsëri për të biseduar rreth transferimit”, ka deklaruar presidenti i Genoas, Preciozi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here