Guardiola ka gati transferimin e parë për merkaton e verës

Mesfushori i Napolit, Jorginho është shumë pranë transferimit te Manchester Cityt, bëjnë të ditur mediat angleze.

Qytetarët janë në avantazh për firmën e Jorginhos edhe pse shumë skuadra janë të interesuara për shërbimet e tij.

Braziliani me pasaportë italiane ka refuzuar rinovimin e kontratës me Napolin dhe ka kërkuar largimin. Napoletanët për shërbimet e tij kërkojnë 50 milionë euro.

Manchester City është e gatshme ta paguajë klauzolën e tij pasiqë Guardiola e sheh atë si zëvendësuesin ideal të Fernandinhos.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here