Marca paralajmëron: Fillon operacioni Neymar

Për një kohë të gjatë po spekulohet për rikthimin e Neymarit në La Liga, por këtë herë te skuadra e Realit.

Sipas së përditshmes spanjolle MARCA, Neymar është takuar me përfaqësuesit e Realit dhe Madrilenët e kanë filluar operacionin Neymar.

Sipas MARCA, Neymar nuk është i kënaqur me kampionatin francez dhe  për këtë shkak dëshiron rikthimin në La Liga.

Nga ana tjetër Reali është i gatshëm të paguajë 260 deri 300 milionë euro për brazilianin.

Spekulimet filluan pikërisht kur Neymar filloi ta ndjek Sergio Ramosin në Instagram.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here