Pas Iniestas edhe 5 lojtarë do të largohen nga Barcelona

Aleix Vidal është futbollisti i dytë i Barcelonës që do të largohet në fund të sezonit.

Valverde dhe kryesia e klubit e kanë bërë lajmin të ditur dhe Vidal është i lirë të kërkojë skuadër në  merkaton e verës.

Barcelona i ka hapur dyert atij dhe interesim për të po tregon skuadra e Sevillas.

Andaluzianët janë të gatshëm të ofrojnë 12 milionë euro, shifër kjo që duhet të jetë e pranueshme për Barcelonën.

Sipas të gjitha gjasave këtë verë nga Camp Nou  do të largohen Denis Suarez, Digne, Alcacer dhe Andre Gomes.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here