Salah demanton zërat: Ky është vetëm fillimi me Liverpoolin – jam i lumtur këtu!

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah po luan sezonin e tij të ëndërrave. 

Salah ka shënuar 43 gola në 50 ndeshje të luajtura me Liverpoolin dhe do të luajë në finalen e Ligës së Kampionëve.

Muajve të fundit është spekuluar se Salah mund të transferohet te Reali për shumën e 200 miliona eurove, por egjiptiani i ka shuar shpresat e Madrilenëve me deklaratën e tij të fundit.

“Jam shumë i lumtur këtu dhe gjithëçka po shkon ashtu siç kam dëshiruar. Kam ambicie të mëdha me Liverpoolin. Jemi në finalen e Ligës së Kampionëve dhe ky është vetëm fillimi”, ka deklaruar Salah.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here