Zidane: Kush thotë se Ronaldo dhe Neymar nuk përshtaten

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka komentuar në mënyrë indirekte transferimin e Neymarit. 

Mediat botërore kohëve të fundit kanë filluar me spekulimet për transferimin e brazilianit në Madrid.

Sipas mediave, Neymar është takuar me përfaqësuesit e Los Blancos në Brazil.

“Nuk kam se çfarë të flas rreth asaj teme, pasiqë detyra ime është që ta udhëheqi skuadrën, ajo detyrë i përket tjetër kujt. Nuk besoj se kryesia e klubit ka biseduar me të. Megjithatë puna e juaj është që të shkruani lajme”, ka deklaruar Zidane.

Zidane u pyet nga gazetarët se a do të përshtateshin Ronaldo me Neymarin.

“Lojtarët e mirë përshtaten menjëherë. Në kohën time thonin se nuk do të përshtatemi me Youri Djorkaeff, por ne e fituam Kupën e Botës së bashku. Çdo situatë është ndryshe”, është përgjigjur Zidane.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here