Zyrtare: Dani Alves humbet Botërorin

Federata e Futbollit Brazilian ka bërë të ditur se Dani Alves nuk do të udhëtojë drejt Rusisë.

Dani Alves u lëndua në finalen e Kupës së Francës. Bëhet fjalë për një lëndim në ligamentet e gjurit. Edhe pse nuk do ti nënshtrohet operacionit, gjasat për rikuperimin e tij janë të pamundshme.

Mjeku i përfaqësueses së Brazilit e ka vizituar Alvesin në Paris dhe ka bërë të ditur se nuk ka shanse që braziliani të rikuperohet para Botërorit.

Kjo do të jetë një goditje e rëndë për Brazilin, pasiqë Alves është njëri nga lojtarët më me ekseperiencë në përfaqësuesen Braziliane.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here