Chelsea mbetet pa Moratan: Serie A shpëtim për Spanjollin!?

Sulmuesi spanjoll Alvaro Morata verën e kaluar u transferua te Chelsea si përforcim i madh për 65 milionë euro.

Blutë e Londrës e transferuan Moratan nga Real Madridi, spanjolli në fillim luajti mjaftë mirë, por për shkak të lëndimeve ai nuk po gjen formën e duhur.

Mediat angleze shkruajnë se Morata do të largohet nga Stamford Bridge.

Sun shkruan se Juventus mund të jetë shpëtim për Moratan. Zonja e Vjetër ka treguar interesim për ta huazuar spanjollin sezonin e ardshëm.

Nëqoftëse Chelsea pajtohet me kushtet e ofruara, Blutë do të përfitojnë 62 milionë euro. 17 milionë euro nga huazimi dhe 45 milionë euro në rast se Juventus vendos ta blejë kartonin e spanjollit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here