Ronaldo vazhdon të rikuperohet nga lëndimi i pësuar në El Clasico kundër Barcelonës.
Mediat spanjolle raportojnë se ai është në regjim specifik për të ruajtur formën e mirë para ballafaqimit me “Reds”. Real Madrid beson se Ronaldo me regjimin e ri stërvitor do të ruajë formën ideale për të inspiruar ekipin drejt një tjetër trofeu të kampionit të Evropës për klube.