Di Maria gati ti hakmerret Realit: Me Neymarin flasim shpesh për Messin

Angel Di Maria me deklaratën e tij të fundit ka bërë të ditur se dëshiron të luajë te Barcelona.

Di Maria ka mbajtur fanellën e PSG për tre vite dhe në 123 ndeshje ka shënuar 50 gola, por është i gatshëm të transferohet te Barcelona.

Edhe pse argjentinasi më herët ishte lojtarë i Realit, ai nuk ka asgjë kundër që ta veshë fanellën e Barcelonës.

Dëshiroj ta shikoj Barcelonën, me të vërtetë janë të shkëlqyeshëm. Këtë e di nga koha kur luaja për Realin. Neymar dhe unë shpesh flasim për Messin në stërvitje. Neymar e rrespekton atë shumë dhe është falenderues ndaj tij, ka deklaruar Di Maria.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here