Inter rrëmben futbollistin e Romës!?

Trajneri i Interit, Luciano Spaletti do të jetë trajner i Neroaxurëve edhe për sezonin e ardhshëm, por në dëshirat e tij e ka një futbollist të Romës.

Spalletti në bisedë me kryesinë e klubit ka bërë të ditur se ai e dëshiron Alessandro Florenzi në skuadrën e tij dhe sipas të gjitha gjasave kryesia e klubit do tja plotësojë dëshirën.

Florenzi ishte lojtari i preferuar i Spallettit gjatë kohës kur ai e udhëhiqte Romën.

Florenzi ka kontratë me Romën deri në vitin 2019, mirëpo për shkak se kërkesat e tij nuk janë plotësuar ai mund të largohet nga Roma.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here