Mancini për shkak të Italisë heq dorë nga 13 milionë euro

Roberto Mancini do të jetë trajneri i ri i përfaqësueses së Italisë dhe sa i përket kësaj nuk ka më dilema.

Ajo çfarë është interesante është fakti se Mancini do të heqë dorë nga paga te Zeniti prej 13 miliona eurove në sezonë për kombin e tij.

Mancini me Italinë do të nënshkruajë kontratë 2 vjeçare, ku do të përfitojë 2 milionë euro në sezonë.

Mancini pritet të debutojë me 28 maj në miqësoren kundër Emirateve Arabe.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here