
“Sky” në Gjermani raporton se klubi kampion nga Bundesliga ka kërkuar 100 milionë euro për shitjen e reprezentuesit polak, gjatë afatit kalimtar të verës.
Lewandowski konsiderohet si objektiv i “Los Blancos” në rast të largimit të Karim Benzemas, përcjell “lajmi.net”.
Por, çmimi i lartë i kërkuar nga Bayern Munich ka bërë që Real Madrid të tërhiqet nga interesimi për blerjen e Lewandowskit.