Ylli i Real Madridit zbulon se do të transferohet te Manchester United

Kampionatet Europiane janë në gjirot e tyre të fundit dhe e gjithë vëmendja po përqendrohet në finalen e madhe të Kievit.

Skuadra e Zidane pati një sezonë për tu harruar në La Liga mirëpo kanë siguruar përsëri finalen në Ligën e Kampionëve.

Madrilenët po përgatiten për sezonin e ardshëm dhe spekulimet rreth tranferimeve kanë filluar.

Në shënjestrën e mediave spanjolle këtë rradhë është gjetur Lucas Vasquez i cili në verë do të largohet nga Madridi.

Sipas Diario Gol, Zidane nuk është i kënaqur nga Vasquez dhe spanjolli dëshiron të largohet në fund të sezonit.

Sipas Diario Gol Vasquez i ka zbuluar bashkëlojtarëve të tij se do të largohet në fund të sezonit dhe se do ti bashkohet Manchester United. Ai ka kontratë me Realin deri në vitin 2021 dhe mbetet ta shohim se a do të transferohet në Old Trafford.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here