Barcelona në sezonin e ardshëm një skuadër brazilianësh!?

Nga sezoni i ardhshëm te Barcelona mund të arrijnë edhe disa brazilian të tjerë.

Katalanasit nuk munden pa brazilianët, të cilët vitet e kaluara kanë luajtur një rrol të rëndësishëm për Blaugranët.

Paulinhos dhe Coutinhos mund ti bashkangjiten edhe Marquinhos dhe Fred. Mundo Deportivo shkruan se Barcelona do të bëjë ofertë për brazilianin në merkaton e verës.

Fred gjithashtu shihet si zëvendësuesi ideal i Busquets. Braziliani ka luajtur 99 ndeshje me Shakhtarin dhe pritet që të udhëtojë bashkë me përfaqësuesen e Brazilit në Rusi.

Në rast se Marquinho dhe Fred do të transferohen te Barcelona, atëherë në Camp Nou do të shohim një samba të vërtetë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here