Katalanasit konfirmojnë: Barcelona ka siguruar transferimin e parë për merkaton e verës

E përditshmja Katalanase Mundo Deportivo, shkruan se Barcelona ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e Sevillas Clement Lenglet.

Kryesitë e klubeve kanë arritur marrëveshje për transferimine tij për 30-35 milionë euro, kurse francezi do të nënshkruajë kontratë 5 vjeçare me Katalanasit.

Lenglet ka luajtur një sezonë fantastike dhe është vlerësuar si njëri nga mbrojtësit më të mirë në La Liga, kurse transferimin e tij e ka kërkuar Ernesto Valverde.

22-vjeçari do të transferohet në Camp Nou pa marrë parasyshë se a do të qëndrojë Umtiti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here