Pjesa e parë/ Griezmann i jep avantazhin Atleticos, Marseille mbetet pa Payet

Atletico Madrid është në avantazh të një goli në përfundim të 45 minutave të para të finales së Europa League kundër Marseille.

I zakonshmi Antoine Griezman realizoi në minutën e 21-të golin e vetëm për skuadrën spanjolle, kur i vetëm përballë portierit francez Mandanda dërgoi topin në rrjetë pa shumë vështirësi.

Por fatal për francezët qe gabimi i Andre-Frank Zambo Anguissa, i cili e humbi topin fare pranë zonës së vet, duke lejuar Griezmann të shkonte i lirë në “takimin” me golin. Sikur të mos mjaftonte goli i pësuar, Marseille humbi edhe kapitenin Dimitry Payet, i cili u largua në minutën e 32-të nga loja pas një dëmtimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here