Atletico i jep Barcelonës një shuplakë: Griezmann mbetet në Madrid!?

Njëri nga futbollistët më të mirë në botë, Antoine Griezmann është pranë transferimit te Barcelona, mirëpo Atletico nuk ka ndërmend ta lëshojë francezin aq lehtë.

Los Colchoneros janë të vetëdijshëm se Griezmann është shumë i vlefshëm për ta dhe kanë bërë gati kontratën e re për francezin.

Sipas mediave Griezmannit do ti ofrohet pagë prej 20 milionë eurove në sezonë dhe me këtë francezi do të bëhej lojtari i katërt më i paguar në botë, pas Ronaldos (23 milionë), Neymarit (37 milionë) dhe Messit (50 milionë).

Përveç kësaj Griezmannit i është premtuar se asnjë lojtarë nuk do të largohet nga skuadra dhe mbetet ta shohim vendimin e francezit.

Griezmann në këtë sezonë ka luajtur 48 ndeshje ku ka shënuar 29 gola dhe 15 asistime.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here