Atletico Madridit nuk i mjaftojnë 100 milionë euro për Oblak

Jan Oblak është njëri nga portjerët më të mirë në Europë për momentin dhe Atletico Madrid  do të mundohet ta mbajë atë në rradhët e veta.

Klauzola e sllovenit është 100 milionë euro, mirëpo kryesia e klubit mendon se klauzola e Oblak duhet të jetë edhe më e madhe.

“Do të mundohemi ta rrisim klauzolën e Oblak, ai ka besim te ne. E dijmë se ai dëshiron të qëndrojë, të njejtën e dëshirojmë edhe ne”, ka deklaruar drejtori i glubit Gil.

Oblak u transferua te Atletico në vitin 2014 dhe më pas u bë njëri nga portjerët më të mirë në Europë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here