Buffon ka marrë ofertë nga dy gjigantë europian!

Gianluigi Buffon sot edhe zyrtarisht ka deklaruar se nuk do të jetë pjesë e Juventusit për sezonin e ardshëm, por ai i shokoi të gjithë duke thënë se nuk do ti japë fund karierës së tij.

Edhe pse të gjithë prisnin që 40 vjeçari ti japë fund karierës së tij, Buffon ka bërë të ditur se ka marrë disa oferta dhe do ta vazhdojë karierën e tij.

“Para 15-të ditëve mendoja se ky është sezoni im i fundit dhe se do ti jap fund karierës, por tani nuk po mendoj kështu. Kam marrë disa oferta dhe ditëve në vijim do të mendoj se cila do të ishte zgjidhja e duhur për mua”, ka deklaruar Buffon.

Interesantë është fakti se Buffon ka bërë të ditur se nuk do të transferohet në Kinë ose SHBA.

Mediat italiane bëjnë të ditur se Liverpool dhe PSG janë të interesuara për portjerin legjendarë të Juventusit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here