Juventus i rrëmben talentin më të madh Barcelonës

Të gjithë e dinë se Barcelona ka shumë lojtarë të talentuar. Megjithatë shumica e tyre po vendosin ta braktisin La Masian.

Kohëve të fundit talentat e La Masias po largohen pasiqë nuk po arrijnë të luajnë në skuadrën e parë të Barcelonës.

Kampioni i Italisë Juventus sot ka bërë të ditur se talenti i Barcelonës, Pablo Moreno është transferuar në rradhët e tyre.

Moreno ka shënuar 200 gola. Menaxheri i tij, vëllau i Guardiolës mendon se Moreno do të përshtatej më mirë në futbollin italian.

Zonja e Vjetër do të paguajë 3 milionë euro për të dhe ai do ti bashkohet skuadrës së grup moshave.

Mediat e krahasojnë Morenon me Icardin i cili u transferua te Sampdoria nga Barcelona, për tu bërë më pas ylli i Interit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here