Zyrtare: Guardiola rinovon kontratën me Manchester Cityn deri në vitin 2021

Manchester City ka luajtur një sezonë fantastike në Premier League dhe jo vetëm që fituan titullin, por edhe thyen shumë rekorde.

Njëri nga meritorët më të mëdhenj për suksesin e Cityt është trajneri Pep Guardiola dhe kryesia e klubit ka vendosur që ta mbajë atë në rradhët e tyre sa më gjatë që të jetë e mundur.

Palët kanë biseduar për disa javë me rradhë, kurse Guardiola sot ka rinovuar kontratën me Qytetarët.

Katalanasi do të jetë trajner i Cityt deri në vitin 2021, kurse sipas Sky Sport shkruan se Guardiola do të jetë trajneri më i paguar në historinë e futbollit.

Sipas mediave angleze Guardiola do të përfitojë 23 milionë euro në sezonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here