Arsenal gati ta shesë Ramsey

Aaron Ramsey mund të largohet nga Arsenalit gjatë këtij afati kalimtar veror.

27-vjeçari uellsian është duke hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin londinez.

Por, Ramsey nuk është pajtuar ende me drejtuesit për vazhdimin e kontratës para fillimit të sezonit të ardhshëm.

Sipas The Sun, kjo ka bërë që Arsenalit të ndihet gati ta shesë mesfushorin uellsian. Ramsey ka tërhequr interesim të fortë nga skuadrat e mëdha ngal Liga Premier, por edhe në kampionatin italian, Serie A.

Chelsea dhe Manchester United janë skuadrat e interesuara nga Anglia, ndërsa në Itali pëlqehet nga Juventus.

Me bisedimet në vazhdim midis përfaqësuesve të Topxhinjëve dhe Ramseyt, klubi mund të detyrohet të shesë nëse nuk bëhet më shumë progres.

Në këto kushte me vetëm një vit në kontratën e tij, çmimi i uellsianit nuk mund të shkoj më shumë se 20-25 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here