Chelsea nuk ka trajner, por ka listën me përforcime për merkaton e verës!

Është e qartë se Antonio Conte do të largohet nga Chelsea pas FA Cup, por ende nuk dihet se kush do ta zë vendin e tij në Stamford Bridge.

Edhe më tej vazhdojnë spekulimet se Luis Enrique do ta zërë vendin e italianit, kurse Abramovic e dëshiron Pochettinon por një gjë e tillë është e pamundur pasiqë Tottenham do të bëjë çmos për ta mbajtur atë.

Megjithatë te Chelsea kanë përgatitur listën e transferimeve potenciale për merkaton e verës.

Në listën e Bluve të Londrës është Martial dhe futbollisti i Nice, Sari.

Gjithashtu edhe Isco është në shënjestrën e Chelsea, mirëpo spanjolli dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve dhe transferimi i tij në Londër duket një mision i pamundur.

Te Chelsea dëshirojnë sulmues të ri dhe Lewandowski është opcioni i parë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here